Berisha për vizitë dyditore në Turqi, merr me vete 60 biznesmenë
Share
Kryeministri Sali Berisha do jetë për një vizitë dyditore në Turqi. Berisha do niset nesër për në Turqi i shoqëruar nga 60 biznesmenë. Mësohet se ky udhëtim zhvillohet në kuadër të një forumi ekonomik mes dy vendeve. Megjithatë kryeministri do të takohet edhe me homologun turk, Rexhep Taip Erdogan, raporton Shqip. Ende nuk është saktësuar axhenda e kryeministrit, por thuhet se ai do nënshkruajë tre marrëveshje të rëndësishme ekonomike.
