Gazësjellësi "TAP", ftohen të investojnë grekët dhe italianët
03/04/2012 Zgjedhja e linjës së Shqipërisë vë në lëvizje fqinjët
Eliminimi i variantit të gazsjellësit ITGI që eleminonte Shqipërinë dhe kalonte vetëm nëpërmjet Greqisë, ka bërë që partnerët që do të ndërtojnë gazsjellësin Trans Adriatic Pipelinwe të kërkojnë investitorë në Greqi dhe në Itali. Sipas të dhënave më të fundit, konsorciumi i gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) mirëpret partnerë nga Greqia dhe Italia, pas përjashtimit të Gazsjellësit ITGI, që kalonte nga këto dy vende, për të sjellë gaz në Evropë. Kështu është shprehur dy ditë më parë menaxheri i TAP për Greqinë, Rikard Scoufias. Në intervistën e dhënë në Athinë, Scoufias ka deklaruar se, gazsjellësi do të hyjë në Greqi nga kufiri me Turqinë, dhe do të kalojë në Shqipëri për të dalë në Itali. Grupi i udhëhequr nga British Petroleum (BP) po zhvillon fazën e dytë të bisedimeve në fushën e Shah Denizit, ku duhet të përzgjedhë brenda muajit qershor midis gazsjellësit të Evropës Jug-Lindore dhe projektit Nabucco. Në fazën e tretë, fituesit do t’i duhet të konkurrojë me projektin TAP dhe vendimi do të merret nga mesi i vitit 2013. Scoufias është shprehur se, vendimi final do të merret nga konsorciumi i Shah Denizit, dhe ata tanimë e kanë marrë një vendim, pasi janë shprehur në unanimitet se është vendimi final. Projekti TAP shtrihet në pjesën më të madhe të tij në territorin grek, duke siguruar për vendin tregun më të madh të eksportit të gazit dhe duke e vendosur në qendër të politikave energjetike evropiane. Zhbllokimi i të ashtuquajturit “korridor jugor” është një element kyç për strategjinë e Bashkimit Evropian mbi sigurinë dhe diversifikimin e energjisë. Greqia do të përfitojë nga projekti TAP rreth 2 miliardë dollarë në investime të huaja direkte, do të hapen mbi 2 mijë vende pune dhe pjesëmarrja e aksionerëve të projektit TAP, si kompania zvicerane EGL, Statoil-i norvegjez dhe kompania EON gjermane, përçojnë një mesazh të fortë për sa i përket besimit të investimeve në Greqi. Krerë të fondacionit grek për Politikat Evropiane dhe të Huaja, Thanos Dokos dhe Theodhoris Tsakiris, janë shprehur se, tani që u bë përzgjedhja nga konsorciumi i Shah Denizit, qeveria greke duhet të mbështesë menjëherë projektin TAP dhe të thjeshtëzojë procedurat për zbatimin e tij në terren në një kohë sa më të shkurtër. Për më tepër, projekti siguron gaz për gjithë tregun e Ballkanit, një përfitim tjetër indirekt i Greqisë. Projekti TAP ka një kapacitet fillestar prej 10 miliardë metër kub gaz në vit dhe me mundësi dyfishimi të kësaj sasie. Scoufias ka thënë gjithashtu se, zgjerimi i kapaciteteve të gazsjellësit do të bëjë të mundur furnizimin e Qipros, Izraelit, Irakut dhe Turkmenistanit. TAP ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Plinarco Ltd dhe BH-Gas për ndërtimin e gazsjellësit Jon-Adriatik (IAP). Ky gazsjellës do të lidhet me TAP-in në Shqipëri dhe do të shpërndajë gaz në Malin e Zi, Bosnjë dhe Kroaci. Ndërkohë, mësohet se konsorciumi Shah Deniz ka nisur studimin e fundit të detit përgjatë bregdetit të Vlorës me qëllim grumbullimin e kampioneve përgjatë trajektores së planifikuar për shtrirjen e gazsjellësit TAP. I cituar për mediat menaxheri i projektit TAP për Shqipërinë, ishte shprehur se analiza e dyshemesë detare është e nevojshme për të caktuar saktësisht shtrirjen detare të tubacionit, si dhe për veprimet e mëtejshme inxhinierike. Një studim i ngjashëm nëndetar është kryer edhe në Itali, pranë qytetit San Foka. Italia dhe Greqia po lobojnë fort për realizimin e projektit të gazsjellësit TAP, i cili në qoftë se do të jetë projekti fitues për të përcjellë gazin drejt Evropës, do të nisë punën në vitin 2018. Zvicra dhe Greqia janë të parat që kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim të ngushtë për realizimin e projektit në fjalë. Pritet që edhe Shqipëria, pas negociatave që është duke zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme me palët, të nënshkruajë marrëveshje ndërqeveritare me vendet pjesëmarrëse.
Licencimi
Konsorciumi që projekton ndërtimin e gazësjellësit TAP ka paraqitur pranë ERE-s dokumentacionin për licencim. Në këtë dokumentacion të detajuar kërkohet nga kompania aneksimi i palëve të treta, duke pasur ekskluzivitetin e përcjelljes së gazit në korridorin e jugut për një periudhë të caktuar kohe dhe mosfurnizimin me gaz të vendeve ku do të kalojë gazsjellësi TAP, si Shqipëria.
Përfitimet
Në qoftë se projekti i gazsjellësit TAP do të jetë ai që do të përcjellë gazin në Evropë, Shqipërisë do t’i sigurojë 100 mln euro çdo vit të ardhura fiskale në buxhet. Sipas të dhënave nga grupi i punës që po merret me këtë proces negociatat kanë avancuar ndjeshëm. Aktualisht po punohet për arritjen e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe TAP për nxjerrjen e lejeve të nevojshme.
Kostot
Projekti i gazësjellësit TAP kushton rreth 15 miliardë euro dhe këto burime financiare janë të disponueshme. Teknikisht argumentohet se TAP do të përdorë tubacionet ekzistuese të transportit të gazit nga Azerbajxhani deri në kufirin e Turqisë me Greqinë dhe pjesa që do ndërtohet është vetëm ajo që kalon nga Greqia në Shqipëri dhe më pas nga deti Adriatik deri në Itali, rreth 520 km.