E Diel, 1 Nëntor 2026

Tanja Fajon: Jam pesimiste për statusin. Për hatër të brezit të ri dua ta shoh Shqipërinë të ecë para

Share

Eurodeputetja e njohur për gjithë shqiptarët, Tanja Fajon, në një intervistë për Gazeta Shqiptare, shprehet pesimiste për marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria. Duke komentuar Planin e Veprimit të dorëzuar nga qeveria, ajo tha se koha do të tregojë sa serioz është angazhimi.

Në të shkuarën ne shpesh jemi zhgënjyer. Premtimet janë bërë, por ka dështuar përmbushja e tyre. Ky vit mund të jetë kyç për marrjen e statusit të vendit kandidat, por jam pesimiste, tha Fajon.

Eurodeputetja tha se Shqipëria vazhdimisht po humbet kohë të çmuar në rrugën drejt integrimit në BE.

E vetmja perspektivë e Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian. Kështu që për hatër të brezit të ri, dëshiroj ta shikoj vendin tuaj të ecë përpara me një hap më të shpejtë dhe kjo është përgjegjësi e politikanëve të këtij vendi. Është një vit elektoral dhe si i tillë do të jetë një provë tjetër që do të testojë maturimin e Shqipërisë, tha Fajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›