E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha përballë zv/kryeminsitres serbe

Strategjia për zgjerimin dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor do të jetë në fokusin e takimit të tretë të Grupit të Partive Popullore Evropiane. Takimi do të mbahet më 29 janar në Bruksel dhe i pranishëm do të jetë Kryeministri Sali Berisha dhe Zv.kryeministrja e Serbisë për Integrimin Evropian, Suzana Gtrubjeshiç.

EPP po kërkojnë të japin një sinjal për vendet e Ballkanit me suksesin e Kroaicën në rrugën drejtë anëtarësimit në BE por vendet e tjera të rajonit po hasin probleme të shumëllojshme. Një prej këtyre është edhe klima e acaruar e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë përveç korrupsionit, drejtësisë, të drejtat e minoriteteve dhe krimit të organizuar, transmeton Shekulli.

Fjalën hapëse do ta mbajë kreu i grupit parlamentar të PPE-së në Parlamentin Evropian, Joseph Daul. Gjithashtu fjalim do të mbajë edhe Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule dhe kreu i Asamblesë Parlamentare për OSBE-në, Riçardo Mugliori si dhe kreu i delegacioni për Ballkani Perendimor në PE, Eduard Kukan./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›