E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i ambasadorit plagos me pistoletë 24-vjeçarin veç pse e shikoji

Një sherr për motive të dobëta i nisur në ambientet e një lokali ka përfunduar me plagosjen e një 24-vjeçari ndërsa policia identifikoi si autorin e dyshuar të ngjarjes, djalin e një ambasadori.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00 në afërsi të shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë kur Aglind Bejko, 25 vjeç, djali i ambasadorit shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Behar Bejko dyshohet se qëlloi me pistoletë 24-vjeçarin Martin Nonaj.

Ky i fundit u transportua me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri kishte marrë një plumb në këmbë. Ndërkohë që policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve “NOA” se dy të rinjtë kishin nisur sherrin në ambientet e brendshme të një lokali ku ndodheshin në tavolina të ndryshme. Një shikim i zgjatur ka shqetësuar djalin e ambasadorit i cili vazhdoi sherrin jashtë lokalit.

Mësohet se Nonaj qëlloi me shpullë Bejkon pas fjalëve fyese të ndërsjella gjë e cila dyshohet se ka detyruar atë të nxjerrë pistoletën.

Policia dyshon se Bejko qëlloi me një plumb 24-vjeçarin Nonaj me një plumb në këmbë dhe u largua me shpejtësi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›