E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ne nuk kemi forcë t’i kundërvihemi Serbisë, ju duhet”

Shqiptarët e Luginës janë ndjerë të ofenduar prej kryeministrit Hashim Thaçi kur ai ka thënë se vetë shqiptarët e Luginës do të duhej ta mbronin lapidarin.

Sipas kryetarit të Bujanocit, Nagip Arifi është pikërisht e kundërta, do të duhej që qeveritë shqiptare t’i dilnin në mbrojtje. “Ne nuk kemi forcë e as mundësi të mbrohemi prej forcave serbe. Qeveria që ai (Hashim Thaçi) udhëheq nuk kanë bërë aq sa duhet”, ka thënë ai në KTV.
Ai thotë se qytetarët e Luginës janë të zhgënjyer me mos reagimin e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ne jemi vëllezër dhe ata duhet të tregojnë gatishmërinë për të na ndihmuar kur kemi nevojë. Sidomos, Qeverira e Republikës së Shqipërisë sepse në kushtetutën e vet e ka të cekur se duhet t’i mbrojë shqiptarët jo vetëm në Republikën e Shqipërisë por gjith kah ata janë”, ka vlerësuar Arifi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›