E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prudentino rithirren kuneterit e Bregut

Hetimi zyrtarisht ne Tirane. Task-Force pyetje per ortakerine me kryemafiozin

Kuneterit e ministres se Integrimit Majlinda Bregu jane ftuar ne Prokurorine e Tiranes per te dhene shpjegime per bashkepunimin ne fushen ekonomike me bosin e klanit mafioz italian Sacra Corona Unita. Ervis Gjecaj dhe Gani Baku jane persona te dyshuar per pastrim te produkteve te ardhura nga krimi. Dosja e bashkepunetoreve te familjes Prudentino eshte regjistruar zyrtarisht ne njesine Task-Force dy dite me pare. Materialet kane ardhur nga Prokuroria e Vlores dhe ato jane te ndara nga dosja hetimore per shtetasin italian Albino Prudentino.

Prokuroria e Pergjithshme ka vendosur qe Prudentino te hetohet ne Vlore ndersa te gjithe personat e tjere te hetohen ne Tirane perfshi edhe veprimet qe ata kane kryer me tri kompanite e dyshuara. Behet me dije se transferimi i hetimeve eshte kryer pasi pronaret e ketyre bizneseve dhe aksioneret e tyre jane banues dhe seline e kane ne Tirane. Fillimisht do te shqyrtohen materialet e mbledhura deri me date 12 nentor nga Prokuroria e Vlores dhe me pas do te fillojne veprimet nga Prokuroria e Tiranes duke grumbulluar dokumentacion si dhe duke marre ne pyetje personat e lakuar dhe ata qe kane dale ne dokumentet e tri bizneseve qe po hetohen thane burimet nga akuza qendrore.

Hetimi per vepren penale te pastrimit te parave ka filluar ne baze te nje kerkese nga Prokuroria e Leces ne Itali per shtetasin italian Albino Prudentino. Nga aktet e percjella nga autoritetet italiane ne mbeshtetje te kerkeses per ndihme te ndersjellet juridike rezulton se Albino Prudentino eshte person i dyshuar nga autoritetet gjyqesore italiane per kryerjen e veprave penale te pjesemarrjes ne organizate kriminale e tipit mafioz trafikimit te lendeve narkotike dhe grabitjes ne rrethana renduese. Nderkohe mbi shtetasit Anxhelo Prudentino dhe Ervis Gjecaj rendon dyshimi i arsyeshem i bazuar ne indicet e analizuara me lart per perfshirjen e tyre ne veprimtarine kriminale te pastrimit te parave qe mund te jene produkte te veprimtarise kriminale te te arrestuarit Albino Prudentino per te cilin ka filluar procedimi penal qe nga viti 2007 nga Prokuroria e Leces Itali.

Shtetasi ne hetim Anxhelo Prudentino ne bashkepunim me te hetuarin tjeter Ervis Gjecaj erdhen ne dijeni te arrestimit te shtetasit Albino Prudentino. Ata kane kryer disa veprime juridike duke kaluar aksionet te te tretet e ne vazhdim duke rritur dukshem vleren e tyre per te justifikuar pasurite e disponuara. Ne keto kushte krijohet dyshimi i mbeshtetur ne fakte e prova se te gjitha keto perpjekje per ti tjetersuar pasurite e disponuara brenda nje kohe te shkurter behen me qellim shmangien nga nje konfiskim i mundshem i tyre dhe nxjerrjen e perfitimeve nga pastrimi i produkteve te aktiviteteve kriminale te te arrestuarit per llogari te autoriteteve gjyqesore italiane Anxhelo Prudentino thuhet ne dosjen e prokurorise. Ne kete hetim jane perfshire edhe personat e trete Ventigjar Kaci Francesco Fornelli Giuseppe Palma dhe Gani Baku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›