Berisha përsërit sërish: Në 1 korrik rriten rrogat dhe pensionet

Ky është premtimi për rritjen e pagave dhe pensioneve që kryeministri Sali Berisha e deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, premtim i cili do të bëhet realitet vetëm pas dy javësh.
Kjo rritje e kalon 2-7 herë inflacionin që po ulet, dhe vetëm në muajin maj inflacioni u ul me 1.2 përqind, deklaroi kryeministri Berisha.
Rritja e rrogave dhe pensioneve, sikundër pohoi kryeministri, po realizohet për shkak të zhvillimeve aktuale të ekonomisë dhe për më tepër, si rezultat i reformave të suksesshme.
Rritja e rrogave dhe pensioneve këtë vit do të jetë më e madhe se ajo e vjetshmja, ndaj ata që e quajtën rritjen e pagave vjet, si një premtim thjesht elektoral, këtë verë do të dëshpërohen, nënvizoi kryeministri, duke ironizuar këtu deklaratat e krerëve të opozitës kundër mazhorancës.
Ato që do të rriten ndjeshëm do të jenë rrogat e ulëta, ndërsa rrogat mesatare do të arrijnë deri në 500 dollarë, shpjegoi më tej strategjinë e rritjes së rrogave dhe pensioneve kreu i qeverisë, duke reklamuar kështu se rritja e pagave dhe pensioneve po realizohet duke u mbështetur në politika të qëndrueshme sociale.
"Ky zhvillim i qëndrueshëm ekonomik i Shqipërisë", shtoi kryeministri, "do të referohet dhe publikohet së shpejti edhe në një raport ndërkombëtar mbi ekonominë."
Por, sigurisht, deklaratat e opozitës që dëshmojnë përditë për borxhet e qeverisë, ishin një nga pikat kyçe ku u ndal kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, për të cilat, ai u shpreh se ndjen keqardhje.
Flasin e hungërijnë nga mëngjesi në darkë për borxhin. U them qytetarëve se kjo qeveri e gjeti borxhin 72 përqind të prodhimit të brendshëm dhe sot është 59 përqind i GDP-së, ku 60 përqind e këtij borxhi është në lekë dhe pjesa tjetër në kredi të buta, deklaroi Berisha.
Duke e cilësuar si një nga borxhet më të mira që mund të ekzistojë, kreu i mazhorancës i bëri thirrje kryesocialistit Rama të lexojë më shumë dhe të thellohet më fort mbi borxhin dhe strukturën e tij.
Kryeministri e sulmoi njëherazi kryesocialistin dhe kryebashkiakun, Rama, pasi sipas kryeministritm Bashkia e Tiranës, po u merr më shumë taksa bizneseve për tabelat.
Nuk u merret më shumë taksë bizneseve nga sa është përcaktuar me ligj. Çdo gjë e marrë mbi ligjin do tu kthehet atyre që e kanë paguar, deklaroi kreu i qeverisë.
Berisha e sulmoi Ramën, duke ironizuar se kryebashkiaku i Tiranes i merr taksat për ti shndërruar në çadra urie.
mit/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")