E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha përshëndet fitoren e koalicionit të partive të qendrës së djathtë, në Çeki Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, përshëndeti sot përzemërsisht fitoren e thellë të koalicionit të partive të qendrës së djathtë, aleate të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Republikën e Çekisë. Kreu i qeverisë e vlerëson këtë fitore si një dëshmi dhe besim të madh të qytetarëve çekë dhe të mbarë Evropës në vlerat e qendrës së djathtë. “Kjo fitore e thellë që rikonfirmon në pushtet qendrën e djathtë në Çeki, është dëshmia më e sigurt dhe besimi më i madh që qytetarët e Çekisë kanë tek partitë e koalicionit të qendrës së djathë, tek platforma e tyre, për të luftuar me sukses krizën ekonomike”, tha ai. Sipas tij, fitorja e qendrës së djathtë më Çeki, vijon fitore të tjera të mëdha të partive të qendrës së djathtë, si ajo në Britaninë e Madhe apo në Hungari, në një hark të shkurtër kohor. Për të, këto fitore faktojnë se Evropa blu është e sotmja dhe e ardhmja më e mirë për qytetarët e saj. “Fitoret e partive aleate të Partisë Demokratike të Shqipërisë, janë gjithashtu, një inkurajim i madh dhe mbështetje për qeverinë e Partisë Demokratike, për të ecur e sigurt në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›