Berisha përshëndet rrëzimin e rregjimit në Libi

Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur rënien e rregjimit në Libi, pas marrjes nga ana e rrebelëve të Tripolit.
Berisha ka thënë se kjo është një fitore e madhe për popullin e Libisë, pas shtypjes së gjatë që ka pësuar gjatë rregjimit të Gadafit.
Rënia e rregjimit është një fitore e madhe për popullin e Libisë. Fitorja e rebelëve është një dalje nga epoka e shtypjes së gjatë. Tashmë i hapet rruga vendosjes së shtetit ligjor, ka thënë Berisha.
|Shqiptarët që kanë përjetuar për rreth gjysmë shekulli regjimin më barbar në Europën e pasluftës së Dytë Botërore të diktatorit gjakatar Enver Hoxhës ndajnë me popullin mik libian kënaqësinë e kësaj fitoreje të madhe që shënon për libianët daljen nga epoka e shtypjes dhe terrorit shtetëror dhe hapjen e rrugës për ndërtimin në liri të shtetit ligjor, të bazuar në respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të individit, barazinë para ligjit, epërsinë morale të pajtimit kombëtar, për një të ardhme të ndritur që qytetarët libianë meritojnë, deklaroi Berisha.
Berisha është një ndër politikanët e parë që reagon për rënien e Tripolit, pasi një gjë të tillë deri më tani e kanë bërë kryeministri britanik, Kameron, sekretari i NATO-së, Rasmusen dhe ministri i Jashtëm italian, Farnko Fratini