Berisha pershendet takimin Thaci - Dacic
Kryeministri i vendit Sali Berisha ka përshëndetur takimin mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci dhe atij të Serbisë Ivica Dacic. Kryeministri Berisha vlerësoi takimin e zhvilluar një ditë më parë në Bruksel, mes dy kryemnistrave të ndërmjetësuar nga Shefja për politikë të jashtme dhe siguri në Bashkimin Europian, Ketrin Eshton. Për shefin e qeverisë shqiptare ky takim është një hap i rëndësishëm e pozitiv për dialog midis palëve. “Takimi i djeshëm provon vullnetin e te dy palëve për të zgjidhur me dialog konstruktiv problemet e shumta dhe të rëndësishme midis dy vendeve fqinje, që punojnë për të ardhmen e tyre europiane.”- thuhet në deklaratën e kryeministrit Berisha.