E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baleti i trupes Perlocaj premiere ne TKOB

Trupa e famshme e baletit Perlocaj pjesen më të fundit “ Atë që unë e quaj harrim” realizuar nën koreografinë e artistit me origjinë shqiptare Angjelin Perlocaj u ngjit në skenën Shqiptare premiere. Për të shijuar këtë shfaqje të vecnatë kanë qenë të pranishëm personalitetet më të shquara në vend si kryeministi Sali Berisha i shoqëruar nga bashkeshortja Liri Berisha, kryparlamentarja e Jozefina Topalli, ministri i kultures Aldo Bumci.

Shfaqja e baletit Preljocaj "Ajo që unë e quaj harresë”, u ndoq me mjaft kërshëri nga publiku ,. një concept i ri për publikun shqiptar i cili e shijoj deri në fund .Pjesa është e konceptuar përmes një aktori i cili lexonë pjesën dhe 6 balerinëve të cilët karakterizohen nga lëvizje mjaft dinamike.

Gjithmonë i dashuruar me veprat e forta letrare, Angjelin Preljocaj ka zgjedhur të bëjë koreografinë dhe të vërë në skenë tekstin e Laurent Mauvigner, “Ajo që unë e quaj harresë”. Ky fiksion i frymëzuar nga një ngjarje e zakonshme që kaa ndodhur në një supermarket në Lion tregon historinë tragjike të një të riu të margjinalizuar të rrahur për vdekje nga katër roje pasi ai kishte pirë aty një kanace birre pa e paguar atë. Reflektim politik mbi dhunën sociale, teksti ndan të njëjtën ndjenjë me trupin e viktimës. “Kjo është një fjali e vetme, thotë koreografi, një fjali e gjatë e pmabarimtë, e cila bashkon thellësisht lojën e trupave dhe strukturën letrare. Mendova se baleti mund ta merrte këtë subjekt, duke vendosur tregimin në perpspektive, dhe duke përdorur një shkrim koreografik, i cili do të ishte specifik për të”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›