E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha përshëndet votimin e rezolutës

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti votimin e rezolutës nga Parlamenti Europian dhe shprehu mirënjohjen për votëbesimin që treguan ndërkombëtarët ndaj qytetarëve shqiptarë.

Duke premtuar punë investive dhe seriozitet për plotësimin e tre rekomandimeve të rëndësishme të Komisionit Evropian, Berisha theksoi se vota e sotme ishte vlerësim për përpjekjet dhe punën e vendosur të bërë nga institucionet shqiptare.

"Vota e sotme shënon arritje madhore në procesin e heqjes përfundimtare të vizave, proces në të cilën sipas traktatit të Lisbonës, PE ka një zë përcaktues", u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›