PE miraton rezolutn pr integrimin e Shqipris

Draftet dhe amendamentet paraprake u zevendesuan nga te ashtuquajturat "amendamente kompromisi" midis grupimeve te ndryshme politike. Rezoluta thekson se kriteri politik eshte shume i rendesishem per integrimin europian te vendit dhe veren se pavaresisht nderhyrjes lehtesuese nga BE, palet ende nuk kane gjetur nje zgjidhje per kapercimin e ngercit politik.
Eurodeputetet theksojne rendesine e nje dialogu politik, duke kerkuar qe forcat kryesore te gjejne zgjidhje dhe te angazhohen per nje ligj te ri elektoral, i cili do te mund te garantoje transparence te plote te procesit te ardhshem zgjedhor. Kapercimi i situates vleresohet ne rezolute duhet te behet ne respekt te transparences dhe kushtetuetshmerise.
Amendamenti oral i ben thirrje Komisionit qe te verifikoje se kriteret e mbetura per liberalizimin e vizave do te permbushen ne muajt e ardhshem, me qellim qe te qartesoje proceduren per Keshillin dhe Parlamentin per te miratuar regjimin e lire ne fund te vitit 2010. Grupimet politike europiane theksojne si themelore nevojen per nje sistem gjyqesor transparent, te paanshem, efikas dhe te pavarur nga cfaredolloj kontrolli apo presionet politike.
Persa i takon dhunes ne familje dhe trafikut te grave e femijeve amendamenti kompromis vleresonte me shqetesim rritjen e rasteve ne kete fushe dhe i bente thirrje prokurorise dhe policise per te kryer hetim te duhur. Ne ekonomi, Shqiperia verehet se ka mungese transparence persa i takon ceshtjes se pronave qe vleresohet se po pengon zhvillimin e tregut te tokes. Kerkohet permiresim ne fushat e transportit, edukimit, ceshtjet sociale, shendetesi, bujqesi dhe per energjetiken shenohet se duhet permiresuar oferta duke shfrytezuar kapacitetin e vendit ne burime natyrore.