Meta në Stamboll: Anomali mos heqja e vizave në rajon
Gjatë fjalës së tij, Meta, përveç se ka falënderuar ministrin turk Davutoglu për drejtimin e kësaj iniciative, u shpreh se pas kaq vitesh që kurse u krijua SEECP, progresi në marrëdhëniet ndërmjet vendeve anëtare është i dukshëm dhe perspektiva më e qartë dhe më optimiste.
“Sot SEECP-ja ka 11 vende anëtare dhe nesër, sigurisht, do të jemi më shumë. Sistemet demokratike dhe orientimet Evropiane e Euro-Atlantike të shoqërive e të vendeve tona, kanë bërë që Ballkani Perëndimor të fshihet nga harta e rajoneve që prodhojnë kriza e pasiguri”, u shpreh Meta.
Kryediplomati shqiptar nuk la pa përmendur këtu edhe nisjen e konsultimeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Serbisë, duke nënvizuar se marrëdhëniet me këtë vend kanë shënuar një etapë të re, teksa ka theksuar se dy vendet kanë “demonstruan vullnetin e mirë të të dy vendeve të punojnë së bashku nën frymën konstruktive dhe evropiane, për një të ardhme të përbashkët evropiane”.
Më tej, Meta u shpreh se situata në rajon ka ndryshuar krejtësisht-sidoqoftë-vijoi ai- kemi ende disa sfida, të cilat na duhet ti trajtojmë e zgjidhim bashkërisht. Ministri i Jashtëm shqiptar ka deklaruar gjithashtu se është absurde që disa vende të Ballkanit, nuk kanë hequr ende vizat për fqinjët e tyre.
“Unë besoj gjithashtu se bashkëpunimi rajonal do të jetë më i plotë, më konstruktiv, më i qëndrueshëm dhe më i dobishëm, duke mos mbetur vetëm në rrafshin e dialogut politik dhe në frazat për fqinjësinë e mirë. Duke filluar nga adresimi dhe zgjidhja e çështjeve konkrete siç është p.sh. lëvizja e lirë e qytetarëve në vendet tona respektive. Sepse e konsideroj anomali dhe jashtë kohe faktin se, ndërsa kërkojmë që të shkojmë pa viza në Bashkimin Evropian, disa nga vendet tona ende mbajnë në fuqi në regjim vizash ndaj njëri-tjetrit”, vijoi.