Rama: Nuk futemi ne zgjedhjet lokale

Kryesocialist Edi Rama, ne nje interviste te dhene per “Zerin e Amerikes”, teksa eshte shprehur se nese nuk krijohen te gjitha kushtet nuk merr pjese ne zgjedhjet vendore te vitit te ardhshem, nuk ka munduar te shmange nje incident me gazetaren e VOA, te ciles deklaruar se pyetjet e saj ngjajne me pyetjen e bera nga kafenete e Tiranes. Insistimit te gazetares se VOA eshte serioze, ai eshte shprehur serish se ka qene nje konstatim dhe jo nje kritike. Nderkohe ai eshte shprehur dhe per mbeshtetjen qe ka marre nga Internacionalja Socialiste per transparencen e plote te zgjedhjeve, ndersa ka pasur dhe te vetmin takim me kreun e kesaj Internacionaleve, kryeministrin aktual grek dhe kryetar i PASOK, Jorgos Papandreu. Rama ka paralajmeruar dhe njehere se liberalizimi i vizave dhe integrimi ne BE nuk duhet te mbeten peng te kokefortesise se Berishes, por te pranoje gatishmerine e PS per te gjetur nje zgjidhje per ngercin politik.
Zyrtaret evropian u shprehen se tashme mosmarreveshja u takon vete shqiptareve per ta zgjidhur. Por ne leter qe ju i derguat zoterinjve Daul dhe Shultz, ju ende shpresoni ne nderhyrjen e nderkombetareve. Po vete opozita cfare qendrimi do te mbaje per kete ceshtje?
Une nuk e di kujt i referoheni kur thoni per cfare u shprehen nderkombetaret, por une i referohem te gjithe kesaj perpjekje te gjere qe po zhvillohet nga ana e komunitetit nderkombetar, per t’i dhene nje ndihme dhe nje mbeshtetje Shqiperise ne rrugen e saj drejt integrimit qe kalon padyshim nga zgjidhja e krize politike qe rendohet perdite, duke renduar perdite ne te gjithe sektoret e jetes se vendit, dhe duke ndikuar perdite ne jeten e shqiptareve, duke filluar nga jeta e tyre ekonomike, e cila dita-dites behet me e veshtire.
Pas protestave gati 1-vjecare te opozites cfare mendoni se eshte arritur nga keto protesta?
Opozita ka arritur ta nderkombetarizoje ceshtjen ne nivelin me te larte dhe te angazhoje te gjitha forcat qe komunitet nderkombetar ka ne raport me vendin tone, per nje zgjidhje te drejte te kesaj krize. Nga ana tjeter, opozita ka bere detyren e saj, duke rritur ndjeshmerine e mbare opinionit publik, vendas dhe opinionit qe lidhet me punet e vendit tone, per domosdoshmerine e mbylljes se nje epoke zgjedhjesh te deformuara, te kontestuara, dhe hapjes se nje epoke te re, ku zgjedhjet jane shprehja e vullnetit te lire te popullit. Per sa i takon protestave tona, ato thjesht jane ndalur ne nje moment reflektimi, ku eshte kerkuar nje kompromis dhe ku ky kompromis eshte refuzuar thjesht dhe vetem nga nje pale, e me saktesisht nga nje njeri, Kryeministri Sali Berisha.
Zoti Rama, une e kisha fjalen per aspektin praktik te arritjeve gjate ketij viti, e kam fjalen per aspektin institucional dhe ate ligjor, cfare arritjesh te realizuara?
Une nuk e di cfare konsideroni ju aspekt praktik, por une fola pikerisht per nje zhvillim te rendesishem ne jeten e vendit, lidhur me praktikat e ndjekura deri me tani per zgjedhjet dhe per nje sere ceshtjesh te tjera qe jane ne rendin e dites dhe qe ne nuk do t’i heqim nga rendi i dites. Perkatesisht ceshtje te demokracise, te drejtesise dhe te ekonomise se vendit, te cilat lidhen drejtperdrejt me nje proces zgjedhor te deformuar, te korruptuar, te manipuluar, i cili per fat te keq po e ndikon ne menyre degraduese jeten e vendit ne teresi. Ne rast se flitet per rezultate konkrete, rezultatet tona ne kete beteje jane konkrete dhe nderkohe kjo beteje eshte larg qenies e mbyllur, dhe ne jemi larg se qenit te lodhur, apo durimhumbur ne raport me objektivin qe eshte: T’i japim Shqiperise mundesine te zgjedhe lirisht, t’u japim shqiptareve mundesine ta numerojne ndershmerisht voten e tyre dhe te bejme qe Shqiperia te mireqeveriset nga ata qe zgjedh, dhe jo te sundohet si keq e mos me keq nga ata qe nuk e lene te zgjedhe.
Cfare reformash konkrete mendon PS te ndermarre ne menyre qe kjo qe thoni ju qe ndodhi ne zgjedhjet e vitit te kaluara te mos perseritet ne zgjedhjet lokale te vitit te ardhshem?
Shqiperia nuk vuan nga mungesa e ligjeve, Shqiperia nuk vuan nga mungesa e te ashtuquajtura reforma te materializuara ne letra pa vlere. Shqiperia vuan perdite e me shume nga zbatueshmeria e atyre qe ben ne ligj, nga zbatueshmeria e atyre qe miratohen ne Parlament ne forme ligjesh dhe qe ne fakt perdite e me shume rezultojne te jene copa letrash pa asnje vlere per nje qeveri, e cila eshte larg nga binaret e Kushtetutes, larg nga binaret e ligjit, larg nga binaret e procesit demokratik, te bazuar tek ekuilibrat mes pushteteve. Keshtu qe, ne jemi per kete perpjekje per te garantuar zbatueshmeri te Kushtetutes dhe te ligjit. Jemi ne kete perpjekje jo thjesht per te kaluar ne nje tjeter kapitull reformash te materializuara ne copa letrash pa vlere, por ne nje kapitull reformash te cilat kthehen ne ligje qe zbatohen njelloj nga te gjithe, duke bere qe perpara ligjit te jemi te gjithe te barabarte.
Si do ta realizoje opozita kete qe sapo permendet?
Ashtu sic e ka realizuar qellimin e saj cdo force politike ne historine e zhvillimeve boterore por edhe shqiptare, e vendosur per te bere te mundur qe demokracia te mos te jete nje slogan, por te jete nje realitet, duke zhvilluar beteja si ne po zhvillojme. E cila eshte nje beteje per te miren e Shqiperise, eshte nje beteje per te miren e cdo qytetari shqiptar, eshte nje beteje per interesin publik dhe jo per interesin e nje pale ne dem apo kunder nje pale tjeter. Beteja jone per interesin publik duhet te shkoje perpara, ne do ta cojme ate perpara. Jemi te gatshem per nje kompromis qe i hap rrugen transparences por nuk do te terhiqemi nga rruga jone ne rast se transparenca do te mohohet dhe ne rast se do te vazhdoje te mbetet ne fuqi nje aksion i pashkruar, sipas te ciles, pavaresisht se cfare thote ligji, ne Shqiperi vendos Maliqi. Kjo per ne eshte e patolerueshme dhe ne do ta vazhdojme betejen tone me ngul. Gje qe e kam nenvizuar edhe ne kete takim shume te rendesishem te Internacionales Socialiste, gje per te cilen kemi mbare mbeshtetjen e plote te kesaj internacionale, si nje shprehje kuptimplote e vetedijes perdite e me shume ne rritje te mbare forcave progresisteve dhe vete komunitetit nderkombetar ne teresi, miq e partnere te Shqiperise per domosdoshmerine e kapercimit te nje faze ku zgjedhjet kane qene dhe mbeten nje problem kryesor per Shqiperine dhe shqiptaret.
Ju e keni fjalen qe PS do t’i vazhdoje perpjekjet e saj ne institucionet e vendit, ne Parlamentin e vendit, qe ketej e tutje?
PS eshte e lire te zgjedhe cdo mjet te nevojshem ne nje beteje te ndershme, ne nje beteje te drejte, ne nje te drejte qytetare dhe emancipuese per vendin, pa asnje dyshim brenda vizionit te saj demokratik dhe evropian, sipas te cilit ne perjashtojme cdo forme dhune, por nuk perjashtojme asnje forme te protestes demokratike qe tashme eshte e qarte dhe nuk ka asnje ekuivok se jemi ne gjendje ta zhvillojme me forca te jashtezakonshme, dhe me nje mbeshtetje perdite e me shume ne rritje. Eshte e sigurt se PS, opozita shqiptare, nuk do te behet kurre fasada e nje Parlamenti qe vazhdon te mos jete Parlamenti i te gjithe shqiptareve, por thjesht instrumenti i atyre qe nuk i lane shqiptaret te zgjedhin dhe kerkojne t’i sundojne, duke kapur cdo cope te shtetit. Duke filluar nga vete Parlamenti qe nuk garanton as minimumin e normave te bashkejeteses demokratike brenda asaj hapesire ku sot ka nje perpjekje te perbindshme per te hequr sekretin, apo fshehtesine e votes dhe permes votes se hapur per te kontrolluar dhe gjunjezuar edhe ate pjese te mbetur te pushtetit gjyqesor, qe nuk eshte ende nen kontrollin e ketij pushteti te korruptuar dhe korruptues.
Javen e kaluar Kryeministri Berisha tha se perpjekja juaj ka pasur si synim justifikimin per te mos marre pjese ne zgjedhjet e pushtetit e vendor. Ju jeni shprehur se nuk mund te kete zgjedhje te lira pa hapur kutite e zgjedhjeve te 28 qershorit. A mund te pohoni ju se PS do te marre pjese ne zgjedhje dhe nuk do t’i bojkotoje ato?
Une dua te pohoj se zoti Berisha duhet te harroje cdo lloj mundesie per te mos na pasur perballe. Na ka perballe dhe do te na kete perballe ne kete beteje, ne te cilen ne nuk zmbrapsemi asnje milimeter dhe te cilen ne do ta cojme perpara, me fuqi te shumefishuara edhe nga kjo mbeshtetje perdite e me e madhe nderkombetare qe po gjen kauza e transparences, si edhe nga vetedija perdite e me e qarte e te gjithe miqve dhe partnereve tane per domosdoshmerine e nje transparence dhe te nje kendveshtrimi te ri mbi gjendjen ne Shqiperi, qe eshte larg se qenit nje gjendje per te cilen shqiptaret duhet te jene te kenaqur dhe per te cilen miqte dhe partnere nderkombetare duhet te jene te kenaqur. Thene kjo, une vazhdoj te kembengul, kam kembengulur edhe ne kete instance te larte te te gjitha forcave socialiste dhe progresiste te botes qe, Shqiperia te mos penalizohet dhe shqiptaret te mos pengohen ne levizjen e tyre te lire. Dhe liberalizimi i vizave i cili vazhdon te vonoje per shkak te qeverise dhe te Sali Berishes, te mos lidhet ne menyre te drejtperdrejte me kete krize, qe eshte perseri pergjegjesia e qeverise dhe Sali Berishes.
Zoti Rama, nuk iu pergjigjet pyetjes a do te marre pjese PS ne zgjedhjet lokale te vitit te ardhshem?
Une iu pergjigja pyetjes dhe pa dyshim une mund ta perseris qe ne nuk do t’i shmangemi asnje sfide, por nga ana tjeter mund te rikonfirmoj ate qe kam thene edhe me pare, qe pa u plotesuar kushtet per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme, nuk do te kete zgjedhje, por do te kete nje ballafaqim demokratik, i cili do te vazhdoje te pershkallezohet duke mos toleruar asnje forme te ashtuquajturen zgjedhje, qe ne fakt nuk i jep mundesine shqiptareve te zgjedhin lirisht dhe te shohin te numeruar ndershmerisht voten e tyre.
Po ju vete do te jeni kandidat serish per Bashkine e Tiranes?
Jam gjithnje i lumtur te shoh se sa prane Tiranes dhe Shqiperise jeni te gjithe ju, dhe se si shpeshhere edhe pyetjet kaq larg nga Shqiperia dhe Tirana u ngjajne pyetjeve te kafeneve te Tiranes. Por, eshte shume heret per te folur per kete. PS eshte e angazhuar ne nje beteje qe eshte shume me e gjere se sa thjesht korniza e zgjedhjeve vendore. Dhe perpara se sa te flasim per zgjedhjet vendore, duhet te flasim dhe te vendosim per menyren se si do t’i clirojme zgjedhjet nga korrupsioni, se si do t’i clirojme zgjedhjet nga kthetrat e nje pushteti, i cili gjithcka e ka varur tek grabitja e votes dhe sic ka qendruar aty ku eshte permes votes se grabitur, synon te vazhdoje te qendroje duke grabitur voten, gje qe ne nuk do ta tolerojme me.
Zoti Rama, desha te bej nje korrigjim te vogel, “Zeri i Amerikes” eshte nje radio dhe televizion i respektuar qe ka thene kurdohere te verteten. Megjithate ju falenderoj per intervisten!!
Pa asnje dyshim, dhe une nuk thashe se ju nuk thate te verteten. Thashe thjeshte se jeni ne korent, jo vetem te problematikave te rendesishme te vendit, por dhe te atyre me pak paresore, te kafeneve te Tiranes. Dhe kjo nuk eshte nje kritike, eshte thjeshte nje konstatim dashamires.