Berisha, perurime e pelegrinazh

Kryeministri Berisha, ne vazhdim te turit te tij "Shqiperia ne NATO", zhvilloi diten e djeshme nje vizite ne rrethin e Lacit, ku kreu nje sere perurimesh te qeverise. Ne kete vizite kreu i qeverise e vuri theksin te ndertimi i rrugeve nga ana e qeverise, qe ka si qellim edhe kthimin e Shqiperise ne nje vend te asfaltit dhe jo te baltes. I shoqeruar nga ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi, Kryeparlamentarja Topalli dhe deputetet te zones, Kryeministri Berisha peruroi dje perfundimin e rruges qe lidh qytetin e Lacit me autostraden Milot-Tirane, investim i buxhetit te shtetit me vlere 196 milione leke. Kryeministri Berisha u shpreh, gjate ceremonise, se ndertimi i kesaj rruge eshte nje tjeter investim dhe premtim i mbajtur i qeverise. Po keshtu, kreu i qeverise premtoi se brenda vitit te ardhshem do te perfundonte edhe rruga qe lidhte Lacin me zonen bregdetare te Patokut.
"Dua t'ju informoj se po punohet ne rrugen drejt plazhit te Patokut. Jane ndertuar rreth 1.5 kilometrat e pare te saj, ndersa pjesa tjeter eshte ne projektim dhe brenda vitit qe vjen, kjo rruge shkon deri ne plazhin e Patokut, nje nga zonat me te bukura te bregdetit te Adriatikut", deklaroi dje kreu i qeverise, Berisha. Po keshtu ne Lac, Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria se shpejti perfundon projektin per ta bere rrugen Milot-Tirane me kater korsi dhe sipas standardeve me moderne infrastrukturore. Sipas Berishes, ne saje te ketyre investimeve te qeverise Shqiperia po shnderrohet nga Shqiperia e baltes dhe cakllit ne Shqiperine e asfaltuar dhe te zhvillimit te qendrueshem. Po dje, Kryeministri Berisha inauguroi rrugen e Kishes se Shna Ndout ne rrethin e Lacit, nje investim i buxhetit te shtetit me vlere 127 milione leke. "Shfrytezoj kete rast dhe kete dite t`ju uroj ju dhe gjithe besimtareve dhe pelegrineve nga mbare Shqiperia, qe festojme se bashku kete dite te shenuar. Rruga qe inauguruam lehteson levizjet e pelegrineve", deklaroi Berisha, duke shtuar se kjo rruge ishte bere per t'ju krijuar lehtesi pelegrine ne udhetimin e tyre drejt kishes. Me kete rast, kreu i qeverise mori pjese ne meshen e mbajtur me rastin e dites se Shna Ndout, ne kishen e Lacit. Duke pershendetur pelegrinet dhe besimtaret e pranishem ne meshe, Kryeministri i uroi atyre diten e shenuar te Shna Ndout dhe shprehu kenaqesine qe ndodhej mes tyre per te festuar kete dite.
Kryeministri peruron perfundimin e argjinatures ne lumin Mat
Kryeministri Berisha diten e djeshme perfundimin e punimeve ne argjinaturen e lumit Mat ne Komunen Milot, nje investim i buxhetit te shtetit me vlere 76 milione leke. Sipas Berishes, ne kete zone, ne te dyja anet e lumit te Matit, qeveria ka investuar per parandalimin e permbytjeve dhe ndertimin e argjinaturave 141 milione leke.