E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, replika me Tadic per Kosoven

Kosova fut ne "sherr" dy Presidente, ate shqiptar, Bamir Topi dhe kreun e shtetit serb, Boris Tadic. Dy homologet replikuan dje gjate samitit te krereve te shteteve te Evropes Juglindore per shtetin me te ri, Kosoven. Perplasja nisi pikerisht kur Presidenti Boris Tadic u shpreh gjate fjalimit te tij se shqiptaret e Kosoves kane shkaterruar manastiret ne vitet 1999-2004. "Ne Kosove, qe ne vitin 1999, me teper se 150 manastire ortodokse jane shkaterruar ose dhunuar. Por keto vitet e fundit, ato jane bere pjese te ekstremisteve shqiptare te Kosoves", u shpreh Tadic. Kjo deklarate mjaftoi te sjelle menjehere reagimin e Presidentit shqiptar, Bamir Topi, i cili beri te qarte se axhenda e Samitit te Athines ka ne qender te debatit dialogun kulturor, si nje rendesi per ndertimin e zgjidhjeve afatgjata te paqes, zhvillimit te qendrueshem dhe kohezionit social ne mbare Evropen Juglindore. "Ballkani, i cili ka vuajtur jo pak nga mendesite e vjetra, lufterat dhe konfliktet nderetnike, duhet patjeter te largohet perfundimisht nga mendesite ultra-nacionaliste", replikoi kreu i shtetit shqiptar. Sipas tij, ne kete rruge, Shqiperia dhe institucionet e saj jane te vendosura drejt integrimit ne familjen e madhe evropiane. "Kultura dhe pasurite e vlerat historike te rajonit tone nuk jane ndertuar ne nje dite, apo ne nje vit, por jane ngritur pergjate shekujve dhe jane pjese e pasurise se perbashket e vendeve dhe popujve te rajonit tone", vijoi kunderpergjigjen Topi. Gjate fjales se mbajtur ne samit, Presidenti Topi vleresoi se vendi yne i eshte bashkuar ketyre takimeve, me qellimin fisnik per te perqendruar perpjekjet e perbashketa ne drejtim te forcimit te bashkepunimit nderkulturor dhe konsolidimit te metejshem te urave te miqesise mes vendeve e popujve te Evropes Juglindore. "Ky eshte nje rast i shkelqyer per te riafirmuar marredhenien e frytshme dhe afatgjate me UNESCO-n, Keshillin e Evropes dhe Bashkimin Evropian, qe, ne nje proces te mirekoordinuar, po deshmojne perdite e me shume se qendrojne ne pararoje te perpjekjeve te bashkesise nderkombetare per inkurajimin e pluralizmit kulturor", theksoi Topi. Sipas tij, Shqiperia eshte e bindur se ekziston nje lidhje thelbesore ndermjet trashegimise materiale e shpirterore, larmise kulturore, krijimtarise si dhe zhvillimit te qendrueshem, ka mbeshtetur aktivisht te gjitha nismat dhe ekspertizen e UNESCO-s ne kuadrin e kultures. Gjate dites se djeshme, kreu i shtetit Bamir Topi nenshkroi ne emer te Shqiperise dhe Deklaraten e Samitit te Athines. Pas nje vizite ne Muzeun e Akropolisit, Topi zhvilloi takime me homologe si Presidenti grek, Papulias, ai kroat, Mesic, Presidenti bullgar, Parvanov si dhe Presidentin e Serbise, Tadic. Replikat Topi-Tadic

Presidenti serb Boris Tadic - "Ne Kosove, qe ne vitin 1999 me teper se 150 manastire ortodokse jane shkaterruar ose dhunuar. Nje pjese e tyre jane ndertuar qe ne shekullin e 14-te. Keto manastire jane pjese e rendesishme e trashegimise kulturore te Evropes. Por keto vitet e fundit ato jane bere pjese te ekstremisteve shqiptare te Kosoves".

Presidenti Bamir Topi - "Ballkani, i cili ka vuajtur jo pak nga mendesite e vjetra, lufterat dhe konfliktet nderetnike, duhet patjeter te largohet perfundimisht nga mendesite ultra-nacionaliste dhe nga ererat e lufterave nderetnike dhe nderfetare, duke u projektuar i teri drejt integrimit ne Bashkimin Evropian dhe zhvillimit te nje bashkepunimi ekonomik te qendrueshem".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›