E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha përuron një rrugë në Librazhd

Berisha e cilësoi këtë rrugë si mjaft të rëndësishme, duke u shprehur se "rruga do t’i shërbejë 6850 banorëve dhe shënon një zhvillim të rëndësishëm për projektin tonë për infrastrukturë moderne në të gjitha fshatrat e Hotolishtit dhe të gjithë vendit". 

“Në katër vite çdo komunë dhe çdo fshat do të lidhet me rrugë të asfaltuara me të gjitha akset kombëtare, do të kemi infrastrukturë të njëjtë me lagjet e çdo qyteti në Shqipëri”, ka thënë Berisha. Duke u ndalur tek projekti i qeverisë shqiptare për ullirin dhe arroret, Kryeministri tha se "le t’i kthejmë të gjitha tokat djerrë, çdo pëllëmbë tokë djerrë, në dru frutorë, do të bëjmë gjithçka që drurët jofrutorë t’i kthejmë në frutorë, pasi rritja e të ardhurave është kusht i të gjitha kushteve”.

Ndërsa, duke u ndalur tek pasuritë ujore dhe minerale të Librazhdit, Berisha u shpreh se "janë një seri hidrocentralesh që do të ndërtohen në kaskadat e lumit Shkumbin". Ai premtoi se "vitet e ardhshme, siç jemi përqendruar në investime të mëdha në rrugë, do të përqendrohemi në ujitjen e tokave të fermerëve. Ju do të keni sistemet më moderne të vaditjes në Evropë”. Për ndërtimin e kësaj rruge janë dhënë 146 milionë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-25 13:18
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›