Umberto Bossi bie nga krevati, frakturë në të majtë

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, familjarët e kanë shoqëruar për të marrë ndihmën e shpejtë në spitalin “Cittiglio”, ku ka vendosur në allçi krahun e majtë.
Më pas, i shoqëruar nga djali i tij, Renzo Bossi, është kthyer në shtëpinë e tij, shkruan e përditshmja italiane “Corriere della Sera”. Bossit i ka rastisur edhe një herë tjetër të marrë trajtim mjekësor po në këtë spital, kur në mesnatën e 11 marsit të vitit 2004, pësoi një infarkt cerebral. Atë natë, mjekët e ndihmës së shpejtë i dhanë ndihmën e parë kreut të Lega Nord-it, por më pas e transferuan në spitalin e Varezes për një trajtim më të specializuar.
Ky aksident i pamundëson Bossit të jetë i pranishëm në takimet që kishte planifikuar për të mbajtur në Trentino, Val Camonica dhe Cadore. Ditën e nesërme,( e premte-shën.red) Umberto Bossi - i cili mbush 70 vjeç në 19 shtatorin e ardhshëm - kishte planifikuar të ishte i pranishëm në San Fruttuoso di Camogli, ndërsa të shtunën kishte një tjetër takim në Imperia. Por, nisur nga aksidenti që pësoi, vihen në rrezik serioz të gjitha këto angazhime. /Z.GJ/Start/
2011-08-25 12:38