Berisha: Lufta ndaj varfërisë, qëllim parësor
“Lufta ndaj varfërisë do të jetë një ndër qëllimet kryesore të qeverisë” kështu u shpreh sot kreu i qeverisë Sali Berisha, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, duke pranuar se në vend ekzistojnë disa zona në varfëri ekstreme.
TIRANË- Kryeministri Berisha deklaroi gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar se lufta kundër varfërisë është një ndër qëllimet primare të qeverisë që ai drejton.
"Harta e varfërisë, dëshmon se disa zona të vendit përballen në një përqindje pakrahasimisht më të lartë me këtë fenomen se sa zona të tjera" u shpreh kryeministri.
Gjatë mbledhjes së sotme u vendos theksi në angazhimin e qeverisë për hartimin e politikave për të luftuar varfërinë të cilat, sipas Berishës do të fokusohen në dy drejtime kryesore që kanë të bëjnë me shkollimin e të rinjve dhe financimet në zonat e varfëra.
"Nuk ka dyshim se antidodi absolut i saj është punësimi. Por, nga ana tjetër zonat e varfëra nuk dalin dot nga varfëria nëse nuk aplikojmë diskriminimin pozitiv të tyre, Në të kundërt ato janë të destinuara që të futen gjithnjë e më shumë në varfëri e mjerim", theksoi Kryeministri Berisha.
Kryeministri deklaroi se platforma e parashtruar duhet të përpunohet brenda datës 15 gusht.
(e.n/BalkanWeb)