E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha peruron ujesjellesin ne Porto Romano Premtim i mbajtur

Rjedh nga ujësjellësi i ri. Tek kryeministri ka shijen e një premtimi të mbajtur.
Spitalla, Porto Romano dhe Këneta në Durrës tani furnizohen me 24 orë ujë. Koincidencë ose jo, kutia shpërndarëse mban numrin 44, që sipas kryeminsitrit Berisha është simbolikë frymëzuese.

Duke shkuar drejt foltores edhe mesazhin për ditën e votimit e përmblodhi thjeshtë.

“Ata që duan drita, ujë, kanalizime, vende të reja pune, klimë miqësore për biznesin të votojnë numrin 44, të votojnë PD-në”.

Një ftesë për kreun e PS-së, që të kuptojë se Shqipëria nuk është mesjeta për të cilën u flet ai qytetarëve-tha Berisha

“Ftojeni shokun e autbusit mavi të vijë këtu, që deklaron cdo ditë se jemi në mesjete jemi pa ujë. Më duhet t’i them këtij nihilisti më pak se 60% e shqiptarëve merrnin ujë të rrjedhshëm, sot 90% e shqiptarëve marrin ujë të rrjedhshëm, ende jo 24 orë, por po rritet nr. i qytetarëv që do marrin ujë 24 orë. Prandaj i thoni shokut të autobusit mavi, sille këtu që të shpëtosh nga mesjeta e Shqipërisë se kemi 24 orë ujë”.

Diferencën mes tij dhe Ramës e mat me qeverisjen lokale të Durrësit prej socialistëve dhe të Tiranës prej demokratëve.
“Mashtrimet e shokut të autobusit mavi, ju ftoj ju të shkoni tek një biznesmen i vogël e të pyesni sa paguan nga gjyshi i Ramës taksa, pyesni po atë biznes sa paguan në Tiranë, nëse nuk janë 40 % më të ulëta keni të drejtë të votoni taksat e gjyshit.

Infrastruktura si e lagjeve të qytetit, trefishimi i granteve për fermerët, turizmi, si dhe nisja e ndërtimit të gazsjellësit transadriatik janë të gjitha fronte pune për mijëra qytetarë shqiptarë-deklaroi kryeministri, kur foli për planin për puësnimin e 250 mijë vetëve në katër vitet që vijnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›