E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu Rama po perbalt te gjitha arritjet e kombit

Kryetari i Partise Republikane, zoti Fatmir mediu zhvilloi nje takim ne qytetin e Tropojes, ku u prit nga qindra banore te ketij qyteti. Gjate ketij takimi u prezantua edhe kandidatja per deputet, zonja Pranvera Vatoci, e cila vjen nga bota akademike.
Gjate fjales se saj, kandidatja Vatoci u shpreh se do te beje gjithçka per maksimalizimin e votes ne qytetin e Tropojes, gjithashtu duke u perpjekur te behet nje faktor per fuqizimin e zerit te grave dhe te vajzave te Tropojes.
Ne fjalen e tij pershendetese, kryetari i PR Mediu u ndal ne nje prej momenteve te rendesishme te shtetit shqiptar, sic eshte hyrja ne NATO, duke shigjetuar kryetarin e opozites Rama, se po perbalt te gjitha arritjet e kombit shqiptar, duke mos besuar as te vete qytetaret e tij.

Kryetari i PR, zoti Mediu mori pjese edhe ne inagurimin e nje Call Centeri, ku nepermjet bashkepunimit me kandidaten e njesise 3, zonja Deni Turhani, ishte mundesuar punesimi i rreth 100 te rinjve. Gjate pershendetjes se tij, zoti Mediu, i pergezoi investitoret italiane per kete sipermarrje, duke theksuar edhe nje here se qeveria shqiptare do te beje cdo reforme te mundshme, per te krijuar nje klime miqesore me biznesin, si vendas ashtu edhe te huaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›