Berisha porosit deputetet e tij Duhet ti sqaroni qytetaret per procesin e vizave
Kryeministri Sali Berisha njeheresh kryetar i Partise Demokratike gjate mbledhjes se djeshme te Grupit Parlamentar demokrat i porositi deputetet qe te ndermarrin takime me zgjedhesit e tyre per ti sqaruar gjithe procesin e liberalizimit te vizave. Me tej Berisha theksoi se prioritetet kryesore te qeverise do te jene infrastruktura dhe pagat. Ndersa pas liberalizimit te vizave lufta ndaj korrupsionit do te jete me e madhe.
Kreu i Ekzekutivit gjate mbledhjes se Grupit komentoi vendimin e Parlamentit Europian duke e cilesuar ate nje vendim historik nje vendim qe u jep shume dinjitet shqiptareve. Nje vendim eshte i rendesishem per cdo komb por i jashtezakonshem per ne qe kemi pasur fatin e keq qe me shume se 35 per qind e rinise shqiptare u detyrua te largohej nga vendi ne vitet 90 dhe pothuajse 25 per qind e popullates. Se pari duke qene se aspekti njerezor eshte gjithnje me i pari kjo u jep mundesi familjeve shqiptare te ndajne se bashku gezimet martesat dasmat semundjet te gjitha. Eshte arritje e jashtezakonshme qe shqiptaret te levizin te lire me dinjitet me dokumentet e identitetit me moderne. Arritje e jashtezakonshme sepse ne nje menyre realizohet nje enderr pothuajse shekullore e shqiptareve per ta ndjere veten e per te levizur te lire ne Europe - u shpreh Berisha. Me tej Berisha i porositi deputetet te zhvillojne takime me elektoratin e tyre per ti sqaruar atyre se me shume se 90 dite nuk mund te qendrojne ne vendet Shengen. Une do te kerkoja nga ju qe te ndermerrni takimet me intensive me zgjedhesit tuaj ne menyre qe te qartesoni cdo element te ketij procesi. Se pari ne rrafshin moral ketij vendimi qe ka te beje ne thelb me dinjitetin e cdo shqiptari qytetaret shqiptare do ti pergjigjen ne menyren dinjitoze. E them kete dhe kam bindjen e plote qe keshtu do te ndodhe por edhe ne duhet te bejme te gjithe qartesimin se keto jane viza per 90 dite - tha Berisha. Kryeministri i porositi deputetet qe ne takimet me zgjedhesit e tyre do te shperndajne edhe fletepalosjet te cilat ato do te shperndahen edhe ne tregje ku ka edhe grumbullime te medha te njerezve.
12 Tetor 2010