E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Liberalizimi i vizave eshte merite e koalicionit PD-LSI



Eneida Jacaj

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim njeheresh zevendeskryeminister dhe minister i Ekonomise Ilir Meta gjate Konventes se LSI-se per Tiranen dje permbushjen e kushteve per liberalizimin e vizave ia ka deleguar si merite vetem e qeverise. Duke u ndalur te zgjedhjet vendore Meta ka shprehur optimizmin se ne Tirane aty ku kandidon Shezai Rrokaj LSI-ja do te arrije rezultate spektakolare. Ai tha se forca e LSI-se jane anetaret e thjeshte te saj jane rinia e saj intelektualet si Shezai Rrokaj. Meta gjate fjales se tij ka sulmuar opoziten duke u shprehur se ajo nuk ka ndihmuar ne procesin e liberalizimit te vizave.
Vizat
Gjate ketij viti ne kemi arritur te konfrontojme nje proces jetik per integrimin e Shqiperise dhe ne nje vit ne arritem te permbushim te gjitha kushtet e Udherrefyesit per heqjen e vizave - u shpreh Meta. Sipas tij Parlamenti Europian me votimin e tij ka vleresuar reformat e shumta te ndermarra nga qeveria e cila ka bere investime te jashtezakonshme. Keto arritje jane me qindra ligje te bera vendime qeverie dhe akte te tjera nenligjore. Jane investime te jashtezakonshme jane lufte kunder krimit te organizuar. Ndaj dhe votimi i PE-se nuk ishte nje vote vetem per Shqiperine dhe shqiptaret por nje vleresim i arritjeve te jashtezakonshme te qeverise - tha Meta. Megjithate numri dy i qeverise pohoi se vendi ka ende shume pune per te arritur integrimin europian dhe per kete ka kerkuar mbeshtetjen e simpatizanteve te LSI-se ne mbare vendin. Duke pasur ne vemendje sfiden ndaj varferise Meta u shpreh se mrekullite nuk ndodhin brenda nje dite as brenda nje viti por mrekullia behet cdo dite me angazhimin e te gjitheve. Ne nuk jemi force qe vegjeton ne pushtet ne jemi nje force per integrimin e Shqiperise. Varferia ende problem serioz por ne jemi te vendosur per te shuar varferine. Me reformat ekonomike do tia arrijme qellimit - tha kreu i LSI-se. Meta ka nenvizuar se integrimi eshte pikerisht detyrimi qe partia e tij qendron ne koalicionin qeverises te cilin do ta vazhdoje deri ne fund. Ne jemi ne koalicion me PD-ne per shkak te nje marreveshjeje asaj per integrim dhe ne do ti qendrojme asaj marreveshjeje pasi ajo eshte per shqiptaret - theksoi Meta. Numri dy i qeverise u shpreh se liberalizimi i vizave per shqiptaret do te jete realitet brenda ketij viti cka perben edhe nje nga premtimet e kesaj force te integrimit. Ky eshte takimi i pare me te gjithe anetaret e LSI-se se kryeqytetit. Dua tju kerkoj ndjese per mungesen time 1-vjecare sepse e di qe shume gjera mund te ishin bere me mire ne prezencen tone ne qeveri por une jam krenar dhe besoj se edhe ju te gjithe pasi gjate ketij viti ne kemi arritur te permbushim me qindra kushte nga Udherrefyesi i KE-se me qellim qe qytetaret te udhetojne te lire ne hapesiren Shengen dhe mbajme premtimin qe shqiptaret te levizin te lire brena ketij viti - theksoi Meta.
Bojkoti
Por kreu i LSI-se gjate fjalimit te tij ka sulmuar edhe Partine Socialiste bojkotin e saj te Parlamentit. Shqiptaret jane lodhur me bojkotet dhe me fjalimet antiamerikane dhe antieuropiane - tha Meta. Ai theksoi se Levizja Socialiste per Integrim ndryshe nga PS-ja do te angazhohet plotesisht qe regjimi i vizave te hiqet plotesisht dhe Shqiperia te integrohet me te drejta te plota ne Bashkimin Europian. Sipas Metes heqja e vizave eshte nje stacion me afer BE-se. Ne e dime shume mire qe heqja e vizave eshte vetem nje stacion me prane BE-se. Duam qe shqiptaret te arrijne standardet europiane si ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine. Duam angazhimin e te gjithe anetareve te LSI-se - u shpreh Meta.

Brusa Bashkepunimi ndermjet Bashkimit Europian dhe Shqiperise eshte teper intensiv

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto zhvilloi dje nje takim me te ngarkuarin me pune prane Delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi Luixhi Brusa. Ministri Haxhinasto shprehu mirenjohjen per vleresimin e bere nga ana e institucioneve europiane per arritjet e qeverise shqiptare ne kuader te plotesimit te kritereve te Udherrefyesit mbi bazen e te cilit u miratua ne Parlamentin Europian vendimi per liberalizimin e vizave si edhe rikonfirmoi angazhimin dhe vullnetin e qeverise per te vazhduar me tej ne rrugen per plotesimin e standardeve te percaktuara nga BE-ja. Brusa vuri ne dukje se bashkepunimi ndermjet Bashkimit Europian dhe Shqiperise eshte teper intensiv dhe kjo shihet qarte nga shkembimet e vazhdueshme te vizitave te niveleve te ndryshme ne Bruksel dhe Tirane. Ai theksoi se vizita qe Presidenti i Keshillit Europian Herman Van Rompuy do te zhvilloje javen e ardhshme ne Tirane eshte shenje e qarte e rendesise qe BE-ja i kushton Shqiperise. Nje tjeter ceshtje e cila u trajtua gjate ketij takimi ishte edhe ecuria e projekteve qe Komisioni Europian po realizon ne Shqiperi ku te dy bashkebiseduesit konstatuan me kenaqesi se ka nje bashkepunim intensiv midis autoriteteve shqiptare dhe Delegacionit te BE-se lidhur me realizimin e ketyre projekteve.

12 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›