Tjetër brazilian te Vllaznia, ndoshta do të jetë në Austri
Mbërrin më në fund edhe braziliani i
dytë për llogari të Vllaznisë. Ai është
sulmuesi 20-vjeçar, Luis Gustavo de Oliveira.
Futbollisti në fjalë ka arritur në qytetin
verior rreth mesditës dhe i është bashkuar
menjëherë skuadrës shkodrane në stërvitje.
Nuk është çudi, që ai të udhëtojë me
ekipin drejt Austrisë për takimin e parë,
përballë Rapidit këtë të enjte. Megjithatë,
për këtë çështje mund të vendoset vetëm
ditën e sotme, kur drejtuesit e Vllaznisë do
të depozitojnë pranë ambasadës austriake
në Tiranë edhe dokumentacionin për
plotësimin dhe pajisjen me viza hyrëse në
këtë shtet. Nisur nga ajo çfarë deklaruan
drejtuesit e Vllaznisë ditën e djeshme me
shumë mundësi braziliani Luis Gustavo
de Oliveira do të jetë pjesë e kuqebluve
në Austri, ndërsa nuk mund të thuhet e
njëjta gjë për brazilian tjetër Karlos Salin, i
cili ka më shumë se një javë, që është në
Shkodër. Ky i fundit deri tani ka pak shanse
për të qenë i disponueshëm për skuadrën
në këtë ndeshje, megjithatë gjithçka do
të vërtetohet ditën e sotme. Skuadra e
Vllaznisë edhe dje pasdite ka zhvilluar një
seancë stërvitore, në fushën sportive të
Shtojit në orën 18.00, ku të dy futbollistët
brazilianë kanë marrë pjesë normalisht në
stërvitje. Ndërkohë që rivali austriak i Vllaznisë,
Rapidi i Vjenës është mundur 1-2
në një miqësore nga gjermanët e Shalkes,
megjithatë, drejtuesit janë të kënaqur me
formën e skuadrës.