E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pranon krizën, përgjysmohet shpërblimi për pensionistët

Kriza ekonomike detyron qeverinë të ule në masën 50 % shpërblimin e fund-vitit për shtresën e pensionistëve. Duke pranuar efektet e krizës ekonomike në Shqipëri, por edhe efektet që pati në buxhet rritja e pagave dhe pensioneve e realizuar në 6 mujorin e parë, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pensionistët do të marrin gjatë këtij muaji 2 500 lekë shpërblimin ndërkohë që punonjësit e administratës do të shpërblehen me 10 mijë lekë.
Ndërkaq kryeministri është ndalur edhe njëherë tek shkurtimi I shpenzimeve duke kërkuar përdorimin e makinave që harxhojnë pak karburant.
Ndërkaq kryeministri ka sqaruar se rrogat për punonjësit e administratës nuk do të jepen me paradhënie me rastin e festave të fundivitit, por do të shpërndahen në datën e caktuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›