Adoleshentët vjedhin makinën por përplasen

Nuk ka përfunduar me fund të gëzuar aventura e dy adoleshentëve nga Gjirokastra, të cilët pasi kanë vjedhur një makinë në tentativë për t'i shpëtuar policisë janë përplasur. Sipas policisë mësohet se
informacioni per vjedhjen e automjetit tip Benz me targa GJ 5663 A, në lagjen 18 Shtatori të qytetit të Gjirokastrës ka vënë në alarm policinë e cila ka mbyllur në një kohë të shkurtër të gjitha hyrje
daljet në qytet. Rreth orës 19.00, të ditës së martë automjeti është konstatuar nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit duke lëvizur në drejtim të aksit rrugor Gjirokastër - Dervician, por është kthyer mbrapsht pasi rruga ishte e bllokuar nga postoblloku i policisë.
Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të këtij automjeti i cili është futur në qytet me një shpejtësi të madhe ku si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe e lagështirës automjeti ka dalë nga rruga në afërsi të Sheshit të Çerçizit, poshtë lagjes Pllakë të qytetit të gurtë duke rënë mbi portën e një shtëpie dhe pjesën fundore të çatisë. Dy adoleshentët qe kishin vjedhur mjetin janë shoqëruar në ambjentet e policisë. Ndërkohë automjeti tip Benz 240 me targa Gj 5663A, në pronësi të shtetassit E.A, pronar i një mobileri , është vjedhur nga dy adoleshentë të moshës 14 dhe 15 vjeç, ku njëri është nga fshati Lazarat dhe tjetri
është nga qyteti Gjirokastër.