E Diel, 1 Nëntor 2026

Të verbërit me shoqërues në votime, Tafaj: U cënuam ne dhe standarti

SINAN-TAFAJ-PRESIDENT-I-TE-VERBERVETiranë- Kur vetëm pak orë na ndajnë nga momenti kur shqiptarët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur ligjvënësit e rinj, personat me aftësi të kufizuara thonë se janë cënuar ata dhe standarti demokratik.

Në një prononcim për mediat drejtuesi i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj tha se dështimi i votimit i të verbërve është një standard i cënuar në këto zgjedhje parlamentare.

Ai tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dështoi në vënien e shabllonëve sipas sistemit brail, me anë të të cilëve do të mund të votonin të verbërit këtë vit, pa pasur nevojë për shoqërues.

Si pasojë janë 10 mijë persona të verbër që rrezikojnë të mos votojnë,-tha Tafaj duke thënë se kjo kategori duhet të kishte pavarësinë e shprehjes së votës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›