E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha premton investime te medha pas permbytjes

Fatkeqesia nuk duhet perdorur per kapital politik

Pas permbytjes se gjysmes se qytetit te Shkodres dhe izolimit te Nenshkodres Kryeministri SaliBerisha ka premtuar ngritjen e bay pass-it te Shkodres buze liqenit. Kreu i qeverise ka premtuar nisjen e ndertimit te rreth 100 kilometrave argjinature dhe thellimin e Bunes. Berisha e ka cilesuar situaten e krijuar gjate permbytjeve te fundit ne Qarkun e Shkodres si fatkeqesine natyrore me te madhe qe ka kaluar Shqiperia ne 150 vitet e fundit. Qe nga koha kur u krijua si shtet Shqiperia nuk ka kaluar situate me te veshtire te fatkeqesive natyrore - ka thene Berisha gjate analizen se djeshme te Shtabit te Emergjencave ne Shkoder.Kryeministri ka falenderuar qytetaret e Shkodres dhe strukturat e qeverisjes vendore dhe ato qendrore per perballimin me sukses te situates. Nderkohe ai u ka bere thirrje banoreve te qytetit te Shkodres qe te organizohen me mire per te perballuar emergjencat dhe te arrihet nje rritje e pergjegjesise qytetare. Nuk duhet te mendojme vetem per veten por dhe per te tjeret. Nuk duhet qe te mbetet asnje familje e braktisur. Ne do dergojme ne cdo pallat ushqime me varka - eshte shprehur kreu i qeverise. Ne lidhje me situaten Berisha eshte shprehur se ka nje permiresim te lehte per sa u perket shkarkimeve ne hidrocentrale. Kryeministri ka sqaruar se per momentin nuk po krijojne situate te rende prurjet nga lumenjte e Alpeve te cilet gati jane pergjysmuar. Rruga tek lsquoHarku i Berdices kalohet pa problem por shqetesues mbetet liqeni i Shkodres i cili ka dyfishuar permasene tij dhe permbyti zona qe nuk ishin permbytur kurre me pare.Kryeministri Berisha ka kerkuar nga disa eksperte qe te mos spekulojne mbi situaten. Ata qe kerkojne te krijojne kapital politik u them me mire tu japin ndihmen qytetareve ne nevoje - ka thene ai. Me tej Kryeministri eshte ndalur ne investimet emergjente afatshkurtra dhe afatmesme qe e presin Shkodren per tu mbrojtur nga fatkeqesite natyrore. Ai ka theksuar nderhyrjet afatshkurtra dhe afatmesme qe do te kryhen per mbrojtjen e Qarkut te Shkodres nga fatkeqesite natyrore. Faza e pare nenkupton heqjen e pengesave me evidente pasi shume ndertime jane bere ne kohen qe liqeni ka pasur prurje te pakta - ka thene Berisha. Me tej ai ka sqaruar se do te behet thellimi i shtratit te lumit Buna gje per te cilen po negociohet me palen malazeze e cila ka shprehur gatishmeri per ndihme. Se fundmi Kryeministri ka kerkuar qe qendra e evakuimit te banoreve te zonave te permbytura te merret ne dorezim nga Ministria e Puneve dhe Ceshtjeve Sociale dhe te dergohen psikologe per te trajtuar familjet qe jane prekur nga permbytjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›