Kontrolli i pasurive ILDKP-ja kerkon trefishimin e sanksioneve
Inspektorati i Deklarimit te Pasurive kerkon qe te trefishohen sanksionet ndaj zyrtareve. Ky eshte thelbi i propozimeve qe ka bere ILDKP-ja per ndryshimin e ligjit per deklarimin e pasurive dhe per konfliktin e interesave. Ne propozimet e veta ILDKP-ja ka argumentuar se keto ndryshime duhet te kryhen per arsye se ne disa raste sanksionet jane me te vogla se demi qe sjellin funksionaret te cilet konsumojne shkeljen e ketyre dy ligjeve.
Deklarimi i pasuriveSa u perket propozimeve per ligjin mbi deklarimin dhe kontrollin e pasurive mesohet se ILDKP-ja synon qe si subjekt i nenit 9 te deklarimit me kerkese te perfshihet bashkejetuesi. Behet fjale per perfshirjen e bashkejetuesit ne rrethin e personave qe detyrohen te deklarojne interesat private me kerkese te inspektorit te pergjithshem kur rezultojne persona te lidhur me subjektin qe mbart detyrimin per deklarim. Nje rast i tille ka te beje edhe me akuzat e Partise Socialiste per deputeten Albana Vokshi ne lidhje me mosdeklarimin e pasurise se personit qe ajo bashkejeton. Keshtu ILDKP-ja ka propozuar qe ne rastet kur pasuria e personit te lidhur me zyrtarin eshte e regjistruar vecmas deklarimi paraqitet vecmas nga cdo anetar i familjes i cili mban pergjegjesi ligjore per vertetesine dhe saktesine e te dhenave te deklaruara. Ne nenin 38 te ligjit thuhet se Deklaratat dhe te gjitha dokumentet qe i shoqerojne ato jane dokumente zyrtare. Paraqitja ne to e te dhenave te rreme perben veper penale dhe denohet sipas legjislacionit ne fuqi. Gjithashtu sa i perket kesaj Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka propozuar qe te sanksionohet pergjegjesia ligjore e anetarit te familjes per vertetesine dhe saktesine e te dhenave te deklaruara.
Konflikti i interesitVec deklarimit te pasurive eshte kerkuar edhe ndryshimi i ligjit per parandalimin e konfliktit te interesave. Sipas te dhenave ne funksion te rritjes se efektivitetit te kontrolleve te ushtruara per rastet e konfliktit te interesave dhe rregullimit te pasojave ligjore te akteve te marra ne kushtet e konfliktit te interesave Inspektorati i Larte duhet te legjitimohet si pale per fillimin e nje procesi gjyqesor me qellim finalizimin e procedimit administrativ te filluar me nismen e tij ose me kerkese te paleve te interesuara duke ndihmuar ne rregullimin e pasojave juridike te nje akti te nxjerre ne kushtet e konfliktit te interesave. Praktika ka deshmuar se per shkak te saktesimeve jo te plota ligjore sanksionet e parashikuara per rastet me konflikt interesi jane shume here me te vogla se sa fitimi i realizuar plotesisht nga vendimmarrja me konflikt interesi. Keshtu eshte kerkuar qe te gjitha sanksionet te jene ne nje vlere rreth tri here me shume se sa aktualet.