Berisha premton subvencione për fermerët e Kavajës

Këtë premtim kreu i qeverisë e bëri sot gjatë përurimit të rrugës Gosë-bregdeti Vil Bashtovë, 15 kilometra, që lidh bregdetin e Vil Bashtovës me autostradën Kavajë-Rrogozhinë, një investim i buxhetit të shtetit me vlerë 970 milionë lekë.
Segmenti lehtëson lëvizjen për 25 mijë banorët e fermerët e komunave Gosë e Kryevidh të rrethit të Kavajës. Ai pritet të sjellë një ndikim pozitiv në zhvillimin e turizmit jo vetëm detar, por edhe kulturor të kësaj zonës, duke e bërë më lehtë të arritshëm kalanë mesjetare të Vil Bashtovës.
Berisha tha se kjo rrugë kompleton infrastrukturën më moderne për bregun e detit të rrethit Kavajë, që pret çdo vit rreth gjysmë milioni pushues vendas e të huaj. Ai shtoi se projekti tjetër i madh infrastrukturor në ndihmë të banorëve të zonës së Kavajës do të jetë ai i vaditjes.
/Start/E.B/
2011-07-24 14:28