Autori për masakrën: Mizore, por e nevojshme

Në prononcimin e tij të parë përmes avokatit që pas arrestimit, 32-vjeçari Anders Bering Brejvik u shpreh i gatshëm të shpjegohet para gjykatës, në një seancë që mendohet të mbahet të hënën.
“Ai tha se beson që veprimet e tij ishin të ashpra, por në mendjen e tij ato ishin të nevojshme”, i tha televizionit “TV2” avokati Geir Lipestad, duke shtuar se klienti i tij i ka pranuar të dy aktet: si shpërthimin e bombës ashtu edhe masakrën me armë ku mbetën të vrarë të paktën 85 persona.
Policia tha se Brejvik u dorëzua kur oficerët e armatosur mbërritën në ishullin e Utoeja-s, në një liqen rreth 42 kilometra në veriperëndim të Oslos. Shumica e viktimave nga sulmi me armë ishin të rinj që po merrnin pjesë në një kamp veror të organizuar nga Partia Laburiste norvegjeze, që qeveris vendin aktualisht.
Në ishull ndodheshin rreth 650 persona kur i armatosuri, që sipas dëshmitarëve ishte veshur si polic, hapi zjarr. Policia tha se iu desh një orë për të ndaluar masakrën që pas marrjes së njoftimit të parë rreth të shtënave. Kjo është cilësuar si tragjedia më e madhe në Norvegji që pas Luftës së Dytë Botërore.
/Start/E. Bylykbashi/
2011-07-24 10:58