E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha premton te ktheje Durresin qendren industriale ne vend

Ferdinand Xhaferri ish minister i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve si dhe ish deputet i qarkut Durres eshte prezantuar si kandidat i Partise Demokratike per Bashkine e Durresit. Prezantimi eshte bere ne nje ceremoni te organizuar ne pallatin e sportit te ketij qyteti. Ne kete ceremoni ka marre pjese edhe Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha. Ne fjalen e tij Berisha eshte shprehur se fushata e PD-se bazohet tek qytetaret.

Keto vite ne kemi bere cdo gje per ti dhene Durresit infrastrukturen e nje qyteti modern. Kemi investuar ne territorin e bashkise se Durresit 60 milion dollar. Kemi investuar ne ujesjelles kanalizime 30 milion dollar kemi ndertuar dhe rindertuar ne rrethin e Durresit 300 km rruge 52 shkolla. Ndaj kete fushate do e mbeshtesim teresisht tek ju. Per qytetaret se ju jeni te paret tha Berisha.

Ai duke u shprehur se alternativa e PD-se eshte alternativa e ndryshimeve te medha ka theksuar se nje gje te tille ofrojne edhe per Durresin. Alternativa jone eshte alternativa e premtimeve te mbajtura alternativa e ndryshimeve te medha. Vitet qe vijne vizoni yne per Durresin eshte Durresi nje nga qytetet turistike kryesore ne Mesdhe. Vizioni yne per Durresin eshte Durresi nje nga portet me te rendesishme te Adriatikut. Vizioni yne per Durresin eshte Durresi nje nga qendrat industriale me te medha te vendit. Vizioni yne per Durresin eshte Durresi nje nga gjeneratoret kryesor te zhvillimit te Shqiperise u shpreh Berisha gjate fjales ne prezantimin e kandidatit te PD-se per Durresin.

Per Bashkine e Durresit kandidojne Ferdinand Xhaferri nga koalicioni Aleanca per qytetarin dhe Vangjush Dako nga koalicioni Aleanca per te ardhmen.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›