E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pret Bell: Bashkëpunim me FMN-në

Gjatë takimit, Kryeministri Berisha tha se jemi të kënaqur të vazhdojmë bashkëpunimin me FMN-në. Duket se qeveria i është rikthyer sërish kërkesës për pranimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku para dy vitesh pat vendosur se nuk ishte më e nevojshme asistenca e këtij Fondi.

Nga ana e tij, Bell shprehu mbështetjen e FMN-së ndaj qeverisë shqiptare dhe e përgëzoi atë që kapërceu me sukses vitin 2009. Kryeministri Berisha theksoi se mbetet i vendosur të vazhdojë forcimin e kuadrit makroekonomik dhe stabilitetit makroekonomik, si dhe të rrisë investimet vendase e të huaja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›