Berisha pret Jim Belushin
Vizita e aktorit hollivudian me origjine shqiptare Jim Belushi ne Shqipëri është pasuar nga një pritje me kryeministrin Sali Berisha. Berisha ka shtruar një drekë për nder të aktorit. Në një bisedë shumë të ngrohtë dhe tepër kofidenciale Belushi i ka shprehur konsideratën kryeministrit Berisha për arritjet dhe ndryshimet që janë bërë në zhvillimin e vendit. Belushi është ndjerë shumë i kënaqur dhe i nderuar nga ndryshimet që Shqipëria ka bërë. Ai vlerësoi punën që ka bërë Berisha për të mbajtur premtimet kur ai ishte president. Të gjitha këto premtime duket se për aktorin me origjinë shqiptare janë realizuar dhe kontributi I kryeministrit Berisha ka qënë vërtetë i larte. Gjithashtu Jim Belushi ka shprehur dhe inisjativën e tij për të dhënë një kontribut sa më të lartë në përmes kompanisë kanadeze në fushën e minierave "Balkan Resources" të promovojë përmes imazhit të tijë investimet e huaja në Shqipëri. Hnga ana tjetër kryeministri Berisha ka shprehur kënaqësinë që për herë të dytë aktori I famshëm hollivudian më origjinë shqiptare është për herë të dytë në Shqipëri pas 13 viteve shkëputje. Berisha theksoi se do të vazhdojë të mbështesë investimet e huaja në Shqipëri në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe imazhit të vendit në botë. Belushi është krear që jehona e ndryshimeve të vendit të lindjes së tij, e cila kishte arritur deri në SHBA është reale dhe ka kijuar një fytyrë të re për vendin.