Parlamentarët kosovarë në AP-në e NATO-s

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës do të marrë pjesë në seancën vjetore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që fillon nesër në Valencia.
Kuvendi bën të ditur se në këtë takim do diskutohet dhe raporti "Kosova dhe e ardhmja e sigurisë në Ballkan", që e ka përgatitur raportuesi i NATO-s, Vitalin Kanas. Në sesionin e 54-të do të marrin pjesë përfaqësues të parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s, të vendeve që synojnë anëtarësimin dhe drejtuesit më të lartë të Aleancës Veriatlantike.