E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret Zhigalov: Kutitë i hap prokuroria

Në këtë takim i Dërguari Special i Kryetarit në Detyrë të OSBE-së shoqërohej nga Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Bosch.

Gjatë takimit, Kryeministri bëri një përshkrim të situatës politike në vend duke vënë theksin tek propozimet për kompromis që maxhoranca i ka ofruar opozitës, të cilat përfshijnë hetimin dhe hapjen e kutive nga Prokuroria mbi bazë të provave.

Berisha theksoi se do të shqyrtohet të gjitha ato çështje, me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me gjyqësorin, si dhe pranimin e të gjitha amendamenteve të propozuara nga opozita, sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR dhe KiE, duke respektuar parimet kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare. Kryeministri Berisha shfrytëzoi këtë takim për t’i transmetuar përshëndetjet e tij më të përzemërta Presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev dhe duke shprehur kënaqësinë për një vizitë të Tij në Shqipëri.

Zhigalov i bëri me dije Kryeministrit Berisha mbi organizimin e Samitit të OSBE-së në Astana, duke i përcjellë Kryeministrit Berisha ftesën për të marrë pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm, i cili pritet të zhvillohet në fund të këtij viti, ftesë të cilën Kryeministri Berisha e pranoi me shumë kënaqësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›