E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret ambasadorin danez

Kryeministri Berisha prit në një takim ambasadorin e Danimarkës në Shqipëri, Karsten Ankjaer Jensen, me rastin e përfundimit të detyrës. Duke vlerësuar rolin dhe kontributin e tij, për çuarjen përpara të marrëdhënieve midis dy vendeve, Kryeministri Berisha shprehu gjithashtu mirënjohjen për ndihmën e çmuar që Danimarka i ka dhënë këto 20 vite, Shqipërisë, në konsolidimin e demokracisë, anëtarësimin në NATO dhe në rrugëtimin e saj të integrimit europian. Ambasadori Jensen e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe i shprehu falënderimet e përzemërta për mbështetjen e qeverisë shqiptare, në përmbushjen e detyrës së tij në Shqipëri. Për nder të ambasadorit Jensen, Kryeministri Berisha shtroi një drekë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›