Fier, Ndreka: Kam fituar betejën për kreun e këshillit të qarkut

Vijon beteja për kreun e këshillit të qarkut të Fierit. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Vangjel Ndreka, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se gjykata e apelit në Vlorë e ka konfirmuar si kreun e ri të qarkut të Fierit.
Ai thotë se gjykata ka rrëzuar ndryshimet e bëra në këshillin bashkiak në Fier dhe dhe komunës Grabian për përfaqesuesit e tyre në këshillin e qarkut Fier.
Ai i ka kërkuar administratës së këshillit të qarkut që të ushtroj detyrat në përputhje me ligjin dhe të mos zbatoj vendimet e marra në mbledhjen e paligjshme të organizuar nga Artur Shehu, sipas tij pretenduesi i kreut të qarkut nga PD më datën 24 prill të këtij viti.