E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasaruho vlereson Presidentin Nishani

Atmosfera politike e ndezur dhe në të shumtën e kohës konfliktuale, sjellja në shumë raste publike pa etikë e bënte të pamundur që një president të zgjidhej jashtë radhëve të politikës, megjithë përpjekjet e kësaj të fundit për të përmbushur kërkesat e opozitës për një president konsensual. Kjo ka qenë dhe arsyeja pse që në krye të herës studiuesi dhe shoqëruesi i shquar Amik Kasuroho refuzoi propozimin që i erdhi nga mazhoranca për t’i hyrë garës presidenciale, dhe kjo siç u faktua më vonë ishin pikërisht këto rrethana që edhe dy emrat zyrtar që dolën më pas si emra konsensualë të koalcionit, ai i juristit Zaganjori, po i publicistit Hoxha e patën të pamundur të ecnin më tej drejt karriges së kreut të shtetit .

Duke komentuar sjelljen e opozitës, Kasaruho vëren me keqardhje mospërfshirjen saj me alternative në këtë prorces. Nga ana tjetër vë në dukje faktin pozitiv se nuk kanë munguar vlerësimet e mëhershme ndaj Nishanit, madje dhe nga kryesocialisti Rama.

Vetëm një herë i ka qëlluar të takojë Bujar Nishanin, por e mjaftueshme për Kasaruhon për të evidentuar në pak minuta diçka të rrallë, siç ai vë në dukje: të qenit i drejtë.

Kasaruho ka një përgjigje të drejtëpërdrejtë për reagimet në media deri diku cinike për më tepër aspak të referuara në Kushtetutë, mbi aftësinë fizike të zotit Nishani, dy herë ministër i Brendshëm e një herë minisër Drejtësie, për të ushtruar detyrën e kreut të shtetit. Shembullin amerikan kur e marrim duhet ta marrim në të gjitha rastet thekson ai, duke iu referuar presidentit amerikan Ruzvelt.

Të pakta janë fjalën për Fatos Nanon, lëvizjen e të cilit zoto Kasaruho e konsideron të kurajshme, por që deri në presidencë nuk mund ta çonte dot, ndoshta për t’u rikthyer në politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›