E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Nishani Policia standard sigurie ne zgjedhjet e vendit

Presidenti i zgjedhur Bujar Nishani në takimin përshëndetës me strukturat e policisë së shtetit i ka falenduar ato për bashkëpunimin e shkëlqyer, ndërsa e theksuar se policia me punën e saj ka rritur prestigjin dhe i siguroi se në statusin e presidentit do të ketë në vëmëndje të veçantë policinë. Ai ka vlërsuar standardin e vendosur nga Policia e Shtetit në proceset zgjedhore si dhe paanshmërinë nga ndikimet politike.

‘Dua t’ju shpreh mirënjohjen për standardin që keni vendosur në proceset zgjedhore. Ka qenë një standart që e keni rivendosur dhe do përmirësohet edhe më shumë, që ka të bëjë me nivelin e demokracisë. Dhe standardi që policia ka vendosur sot si krejtësisht e distancuar nga ndikimet politike, është vlerësim që ju ka ardhur nga qytetarët. Unë sot jam i priviligjuar si i zgjedhur në postin më të lartë të shtetit dhe besoj në integritetin tuaj, në pozicionin që keni ju dhe gjithë kolegët tuaj. Inegriteti duhet t’ju karakterizojë se do ju ndihmojë në arritjen e sukseseve. Sukseset tuaja kanë qenë pjesë e sukseseve të qeverisë shqiptare dhe ministrisë së Brendshme. Unë besoj se sa më shumë ta lartësoni ju figurën tuaj, të veprimit me profesinalizëm, aq më shumë do e merrni vlerësimin nga qytetarët’,- deklaroi presidenti Nishani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›