Berisha pret deputetin e PE-së, Engel

Gjatë bisedës, Berisha ka theksuar se programi i ndjekur nga qeveria shqiptare ka pasur si prioritet vendosjen e nivelit më të ulët të taksave në Evropë, si dhe zvogëlimin e masës së shtetit nëpërmjet zvogëlimit të administratës dhe kryerjen e reformave me qëllim përmirësimin e eficencës së qeverisjes.
"Reformat fiskale si dhe ulja e informalitetit, lufta kundër korrupsionit kanë bërë të mundur që qeveria shqiptare gjate viteve 2006 – 2011 të realizojë një rritje të të ardhurave më shumë se 7.2 miliard dollarë apo 2.5 buxhete më shumë se në të njëjtën periudhë të qeverisjes së mëparshme, të ardhura këto, që bënë të mundur ndërtimin dhe rindërtimin e mbi 9 mijë km rrugë dhe se me kompletimin e brenda dy viteve të rrjetit të ri rrugor, shqiptarët do vijnë nga çdo skaj i vendit në kryeqytet duke kursyer më shumë se 60% të kohës, që u duhet aktualisht”, mësohet të jetë shprehur Berisha.
Nga ana e tij, Engel vlerësoi arritjet e qeverise shqiptare, si dhe angazhimin e vendit tonë në rrugën e integrimit evropian. Gjithashtu, zoti Engel duke vlerësuar pozitivisht zhvillimet dhe masat për të siguruar një qëndrueshmëri fiskale, financiare dhe ekonomike, theksoi se vendi është i përgatitur për te përballuar situatën dhe efektet e krizës ne hapësirën evropiane dhe rajonale.
2012-02-12 13:51