E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon për të gjuajtur shpend, plagoset rëndë

Ngjarja ndodhi në fshatin Trusht të Shkodrës, kur shtetasi Xhevdet Alijahej, 30-vjeç, ka shkuar për të gjuajtur shpend.

Pasditen e dje4shme, ku shtetas gjatë kohës që ka dalë për të gjuajtur shpendë me çiften e tij të markës Superpost , pranë një kanali kullues ka rrëshqitur në dëborë, ku edhe i është shkrepur arma aksidentalisht.

Për pasojë, burri ka marrë disa plagë në trup, duke përfunduar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale te “Plagosje e rende nga pakujdesia”. /Start/

                                                                                             2012-02-12 14:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›