Fier, zbulohet një vrasje, pranga autorit

Burime zyrtare bënë me dije se nga operacioni i koduar “Kobra”, u arrestua shtetasi Gentjan Liçaj, 36-vjeç, i cili dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së shtetasit Ylli Kalemaj.
Ngjarja ka ndodhur në muajin prill të vitit të shkuar. Ndërkohë, policia ka identifikuar edhe autorin e dytë të krimit, shtetasinXhezmi Hyka, bashkëfshatar i viktimës,i cili është shpallur në kërkim,si dhe janë zbardhur motivet e vrasjes. “Vrasësit kanë lidhje miqësie mes tyre,dhe motivi i vrasjes ka qenë hakmarrja”, thanë burimet policore.
Kalemaj,është vrarë në 15 Prill të vitit 2011 në autostradën në ndërtim Levan-Tepelenë. Ai ishte i punësuar nga firma që zbatonte projektin e ndërtimit të kësaj autostrade si roje. Ditën e ngjarjes, viktima ka marrë një telefonatë që e ftonte në takim te vendi i punës. I shqetësuar ai ka shkuar në vendngjarje dhe ende pa zbritur mirë nga makina e tij, është goditur me breshëri automatiku të cilat nuk i kanë lënë asnjë mundësi reagimi apo sqarimi./Start/
2012-02-12 14:52