E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret gazetarët gjermanë: Integrimi në BE, projekti më madhor

TIRANE - Kryeministri Berisha priti sot një grup gazetarësh të mediave më prestigjioze gjermane, të cilët kanë nisur një vizitë disa ditore në Shqipëri.

Gazetarët e informuan Kryeministrin se qëllimi i vizitës së tyre ¸sht¸ njohja nga afër me Shqipërinë, zhvillimet dhe qasjen që qeveria e shoqëria shqiptare kanë ndaj procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Duke iu përgjigjur interesimit të tyre, Kryeministri bëri një panoramë të zhvillimeve në Shqipëri.
Për shoqërinë shqiptare, tha Kryeministri, nuk ka projekt më madhor për këtë shekull, se integrimi në Bashkimin Europian.

“Shqipëria vend i zhvilluar është projekti me të cilin ne synojmë të bëhemi pjesë e BE-së dhe në realizim të kësaj, gjatë këtyre viteve janë ndërmarrë një sërë reformash kyç ekonomike, fiskale dhe strukturore.”- theksoi kryeministri.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›