Lind Inva Mula, vjen në jetë Nina e Vogël

Inva Mula dhe Ethem Ramadani
Dje paradite sopranoja është bërë nënë për herë të dytë .
Paraditen e ditës së djeshme, rreth orës 10:30, sopranoja Inva Mula ka sjellë në jetë vajzën e saj, të cilën e ka pagëzuar me emrin e së ëmës. Nina e vogël ka ardhur në jetë në Paris, në një nga klinikat më të famshme të kryeqytetit francez, Clinique de la Muette në rrugën Nicolo. Në po të njëjtën klinikë, disa muaj më parë ka sjellë në jetë vajzën e saj edhe bashkëshortja e Kryeministrit të Francës, Carla Bruni.
Natyrisht që pranë saj është gjendur gjatë gjithë kohës edhe i shoqi, Ethem Ramadani. Edhe pse secili prej partnerëve ka fëmijë të tjerë nga martesa paraardhëse, emocioni i sjelljes në jetë të një fëmije është gjithnjë njësoj, gjithnjë i bukur.
Por pranë Inva Mulës nuk ka qenë vetëm ai. Është mësuar se shtratin e lumtur të nënës e kanë rrethuar shumë miq e të afërm të çiftit. Kanë qenë pikërisht këta të fundit prej nga është zbuluar edhe emri i së voglës, Ninës. E ëma e Invës është larguar nga jeta pak kohë më parë, e për të mbajtur përherë të gjallë kujtimin e saj, sopranoja, bashkë me të shoqin, kanë vendosur ta thërrasin vajzën e tyre po njësoj.
Nga fjalët që janë përhapur si me erë, thuhet se gjithçka ka shkuar mirë gjatë lindjes. Aq sa miqtë, francezë e shqiptarë, me të parë mikeshën e tyre të dalë prej sallës së operacionit, kanë kënduar njëzëri, Elle est nee la petite Nina (Lindi Nina e vogël). Ethem Ramadani e ka komentuar muaj më parë si një bekim shtatzëninë e së shoqes për shkak të moshës së saj. Ne u përpoqëm që të kontaktonim me të, për të marrë emocionin nga zëri i parë, por nga distanca, nuk u përgjigj kush. Sidoqoftë, smbetet veç ti urojmë vogëlushes Jetë të gjatë! an.ja