Berisha pret ish kryetarin e Asamblesë Parlamentare të KE-së Linden
Kryeministri Berisha ka zhvilluar nje takim me ish kryetarin e Asamblesë Parlamentare të KE-së, Rene Van der Linden. Gjatë takimit Kryeministri Berisha ka vlerësuar si prioritet të qeverisë që ai drejton antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu Kryeministri Berisha e njohu zotin Linden me panoramën e zhvillimit ekonomik të vendit si dhe hapat e ndërmarra nga qeveria për shfrytëzimin e potencialeve të mëdha të vendit .Nga ana e tij Zoti Van der Linden shprehu gadishmërinë e tij për të nxitur investitorët holandezë për të investuar në Shqipëri.
Zoti Linden nënvizoi në këtë aspekt suksesin e reformave të gjithanëshme të ndërmarra nga qeveria nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, suksesi i të cilave solli antarësimin e Shqipërisë në NATO.
Zoti Linden nënvizoi në këtë aspekt suksesin e reformave të gjithanëshme të ndërmarra nga qeveria nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, suksesi i të cilave solli antarësimin e Shqipërisë në NATO.