E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës/ Ndalohen 2 kosovarë, tentuan kalimin e paligjshëm me traget

Forcat e policisë kufitare portuale në Durrës ndaluan natën e kaluar dy shtetas nga Kosova, të cilët tentuan të kalonin me traget drejt Italisë me dokumenta të falsifikuara. Kështu Adnan Emini, 26 vjeç, nga komuna e Vitisë dhe Idriz Çerkezi, 34 vjeç, nga komuna e Obiliqit, janë paraqitur në pikën e kontrollit kufitar portual përkatësisht me një leje zvicerane qëndrimi dhe një pasaportë jugosllave, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Ditët e fundit ka patur disa tentativa për kalim të paligjshëm me traget drejt Italisë, ky fenomen lidhet me rritjen e madhe të numrit të udhëtarëve që shfrytëzojnë këto ditë mjetet lundruese për t'u rikthyer në vendet e Evropës perëndimore pas pushimeve verore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›