E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret kreun e ri te Kushtetueses

Kryeministri Berisha priti sot ne nje takim kryetarin e ri te Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja.

Duke e uruar per kete detyre te rendesishme shteterore Kryeministri Berisha theksoi rendesine e konsolidimit te pavaresise depolitizimit dhe profesionalizmit te sistemit te drejtesise si garant i te drejtave themelore.

Kryeministri Berisha e garantoi zotin Dedja per mbeshtetjen e plote te qeverise per Gjykaten Kushtetuese ne respekt te kuadrit kushtetues dhe institucional. Sipas njoftimit zyrtar kryetari i ri i Gjykates Kushtetuese falenderoi Kryeministrin Berisha per mbeshtetjen institucionale dhe shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese do te luaje me paanshmeri rolin e saj si garant i Kushtetutes. Bashkim Dedja eshte nje nga te emeruarit e pakte te Presidentit qe ka marre deri tani pelqimin e mazhorances ne Parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›